Të fundit

Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Qeveria është fajtore për dështimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Haziri ka thënë se Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë politik në raport me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë, më të vështirë të mundshëm politik në raport me partnerët. Kurti për tri vjet në tetë situata që i ka krijuar, e që evropianët dhe amerikanët i quajnë kriza të momentit, ka arritur që të ndërtojë marrëdhënie të kushtëzuara me partnerët e vet.

Ti e bën hapin, nëse e bën veprimin, ti pranohesh në takim, nëse e bën veprimin… Kjo marrëdhënie është e re, marrëdhënie e kushtëzuar e Kosovës me shtetet, në veçanti partnere. Ne kemi pasur marrëdhënie të mira… Është dështim, sepse duhet të shihet burimi i problemit. Pse Serbia reagon bën ofensivë, është burim i destabilzimit, kjo është fakt dhe nuk do të ndalet kurrë… “, u shpreh Haziri për RTV Dukagjini.

Ai thekson se largimi i Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe suspendimi i Bjellorusisë është bërë derë e hapur për Kosovën.

“Duhet të ndërtohen skenarët e anëtarësimit. Në ditën e aplikimit kjo qeveri e ka ditur që ka me qenë kërkesa për draft-statut. Tash e dy vite këto çështje janë në tavolinë pjesë e negociatave, është përmendur vendimi i tokës së pronave të Manastirit të Deçanit…”, ka thënë Haziri.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci