Të fundit

Dikush nga qeveria jonë “tradhtoi” Escobarin, ky i fundit pretendon se informacioni doli pas takimit me ekzekutivin kosovar

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherit emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor ka folur gjerë e gjatë në një konferencë për medie lidhur me raportimet e ditëve të fundit rreth asaj se do të ndërrojë pozicion dhe se nuk do të merret më me dialogun Kosovë – Serbi.

Këto deklarime i pohoi vetë ai, duke hedhur kritika në drejtim të qeverisë së Kosovës, se informacioni që pastaj u shndërrua në “fake-news” doli pikërisht nga një i siç e apostrofoi ai, i ashtuquajtur gazetar, përcjell Paparaci.

“Pohimi se informacioni erdhi nga burimet në Kongres është gënjeshtër sepse kongresi nuk është i njoftuar për ndryshimet ne personel, në fakt raporti erdhi pasi nëpërmjet kanaleve diplomatike kontaktova me të gjitha qeveritë në rajon dhe fola për tranzicionin dhe ky raport doli pak pasi komunikova me qeverinë e Kosovës.

Është fatkeqe që  ky lloj i dezinformatave është propaganduar në Ballkanin Perëndimor dhe më duhet të shtojë se është një nga arsyet që konteksti medial është kritikuar kaq shumë nga gazetarë dhe organizata të pavarura”, tha ndër tjerash Escobar, duke shtuar më pas se është i lumtur që kishte gëzuar mbështetjen e madhe të Departamentit të Shtetit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci