Të fundit

Katër pasagjerë të autobusit të lënduar nga një aksident mes një urbani e vetureje

Katër pasagjerë të një autobusi kanë pësuar lëndime trupore të mërkurën në një aksident trafiku në rrugën Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur ne orën 18:30, ku janë përfshirë nj veturë dhe një autobus.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo njoftoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci