Të fundit

“Mbretërit” tregojnë edhe njëherë se ‘zotërojnë’ Ligën e Kampionëve, ia prishin festën Bayernit e sigurojnë finalen

Real Madridi ka arritur finalen e radhës në kuadër të Champions League, pasi shënoi fitore në super ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

“Mbretërit” shënuan fitore me përmbysje ndaj Bayern Munich, duke arritur fitoren në minutat e kohës shtesë.

Sulmuesi 34-vjeçar, Joselu, ishte heroi i madrilenëve. Ai shënoi dy gola pas inkuadrimit të tij në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht ai shënoi për 1:1 në minutën e 88-të, ndërkaq arriti të shënoj golin e fitores në minutën e 92-të.

Për Bayernin golin e nderit e shënoi Alphonso Davies.

Në finalen e madhe skuadra e Real Madridit do të përballet me Borussian e Dortmundit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci