Të fundit

Sa finale të Champions League ka luajtur Real Madridi në historinë e tyre dhe sa ka fituar?

Real Madridi do të jetë sërish në finale të Ligës së Kampionëve. Madrilenët mposhtën Bayernin me përmbysje në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi do të jetë në Wembley më 1 qershor. Të rinjtë e Ancelottit kanë arritur të eliminojnë Bayernin në gjysmëfinale dhe do të përballen me një tjetër skuadër gjermane në finalen e madhe të Champions League.

Borussia Dortmund do të përballet me skuadrën me më shumë finale të luajtura në këtë turne deri më sot.

Në total, bardhezinjtë kanë luajtur 17 herë për të ngritur titullin, nga të cilat kanë fituar 14 trofe. Ndaj kjo do të jetë finalja e 18-të e Kupës Evropiane që do të luajnë. Pas madrilenëve janë Milani dhe Bayerni, të dyja me nga 11 finale nën rripin e tyre.

Që nga viti 1981 pa humbur një finale të Champions League

Skuadra e bardhë ka luajtur në 16 finale të Ligës së Kampionëve, duke fituar 13 herë. Real Madridi ka humbur vetëm 3 finale . E para ishte në sezonin 1961/62 kundër Benfica-s në Olympish Stadion (Amsterdam) me rezultat 5-3. E dyta, në vitet 1963/64 kundër Interit 3-1 në Vjenë.

Finalja e fundit që madrilenët humbën ishte kundër Liverpoolit në sezonin 1980/81 në Paris. Skuadra e Concha Espina nuk e di se si është të humbasësh një finale prej 43 vitesh.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci