Të fundit

VLEN-i pritet ta “tradhtojë” Kurtin, Mickoski krahëhapur paralajmëron formimin e qeverisë

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp pas publikimit të rezultateve të para, ka thënë se “populli nuk lejoi që individët të krijojnë kriza”.

Ai gjithashtu tha se “është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ia dolëm! Maqedonia fitoi! Një fitore historike e popullit. Humbi bojkoti i BDI-së! Populli ka treguar se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrojnë veten përmes institucioneve. Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë”.

“Nuk do t’ju zhgënjejmë, rezultatet e punës sonë do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha Mickoski.

Ndryshe, sipas rezultateve të para partia e Mickoskit do të ketë 59 mandate në Kuvend, ndërsa Mickoski tashmë ka paralajmëruar formimin e Qeverisë me Koalicionin VLEN.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci