Të fundit

Zgjedhjet në MV: Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoni të Veriut, Fatmir Bytyqi, ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM-së, jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të socialdemokratëve.

“Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit.

Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam kërkuar përgjegjësi personale nga të gjithë faktorët – dhe ky akt është pikërisht ai. Dhe dorëheqja e udhëheqësisë është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik”, shkroi ai në postimin në Facebook. /zhurnal.mk

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci