Të fundit

Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë në Met Gala

Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit, dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë një çmim të majmë edhe për biletën që këtë vit ka arritur në 75,000 dollarë (69,700 euro).

Gala mbrëmja bëhet çdo të hënë të parë të majit, dhe me ardhjen e saj çdo herë diskutohet edhe për koston e biletave për personalitetet e famshme që shfaqen në tapetin e kuq.

Biletat individuale për Met Gala-n këtë vit kanë kushtuar 75,000 dollarë (69,700 euro), krahasuar me 50,000 dollarë (46,500 euro) në vitin 2023. Çmimi i tavolinave fillon nga 350,000 dollarë (325,600 euro).

Shpesh, shtëpitë e modës blejnë tavolina dhe ftojnë personalitete me profil të lartë. Për këtë arsye, edhe yjet më të pasur rrallëherë paguajnë çmimin e plotë për vendet e tyre në krye të shkallëve.

Ngjarja në fund të fundit është mbledhje fondesh dhe deri më sot, nën drejtimin e Anne Wintour, ka grumbulluar rreth 223,5 milionë dollarë. Vitin e kaluar, gala mbrëmja grumbulloi rreth 22 milionë dollarë. E njohur është se Anna Wintour mbikëqyr listën e kontrolluar rigorozisht të mysafirëve.

Redaktorja e “Vogue” dhe organizatorja e Met Gala, Eaddy Kiernan, deklaroi për “Vogue 2024” që filluan të përgatisin skemën e uljes që në dhjetor, por se përfundimisht e përpilojnë një muaj para ngjarjes. Me akses të siguruar, pjesëmarrësit së pari ecin nëpër tapetin e kuq në veshje të planifikuara me kujdes në përputhje me kodin e veshjes dhe temën.

Pas mbërritjes në muze, gala fillon me një orë koktelesh. Gjatë kësaj ore, mysafirët kanë rastin të shohin ekspozitën në muze, dhe më pas ndjekin një darkë festive. Performancat e befasishme gjithashtu janë të zakonshme gjatë mbajtjes së këtij eventi.

Tradita e performancave të Met Gala filloi në vitin 2010, kur Lady Gaga këndoi “Bad Romance”, dhe kanë performuar yje si Madonna dhe Lizzo. Pas kësaj, mbrëmja vazhdon me pas-ndejë (after-party).

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci