Të fundit

Zëdhënësi i KiE: Kosova nuk është në rend dite të Komitetit të Këshillit të Evropës

Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, ka thënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe se çështja e pranimit të Kosovës nuk është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave që do të mbahet javën e ardhshme, pa dhënë detaje të tjera.

Komisioni mblidhet javën e ardhshme dhe pritet të votojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, e cila mori dritën e gjelbër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës muajin e kaluar.

Çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duket se është bërë “peng” në përpjekjet e Kosovës.

Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e kushtuan votën e tyre për Kosovën që të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, bazuar në draft-statutin e diplomatëve perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor të vitit të kaluar, shkruan ky portal, transmeton Paparaci.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti një kusht të tillë absurd dhe të papranueshëm.

“Projekt-karta e Lajçakut dhe emisarëve të tjerë të KUINT-it nuk arriti të zyrtarizohet si dokument sepse u refuzua. Si i tillë është një jo-dokument, prandaj është edhe non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumentet në Gjykatën Kushtetuese që nuk i ka pranuar dhe që nuk janë zyrtare, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, tha kryeministri Kurti.

Dy ditë më parë, pas një takimi me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë, Kurti kërkoi që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të mos përzihet me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pasi ato procese janë të ndara.

Por i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili është drejt fundit të mandatit, tha se këto procese janë “shumë të lidhura”.

Këshilli i Evropës, tha Escobar, “ka të bëjë me trajtimin e pakicave dhe Kosova është zotuar qartë për trajtimin e minoriteteve e kjo përfshin edhe Asociacionin”.

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia u pajtuan për themelimin e Asociaconit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij.

Por, në të njëjtin vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se një pjesë e madhe e këtyre parimeve ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatë evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një draft të statutit të Asociacionit, i cili duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese para krijimit të tij.

Krijimi i saj është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën palët u pajtuan vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.

Serbia udhëhoqi një fushatë të ashpër kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, edhe pse me Marrëveshje të Ohrit mori përsipër të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfundon ky portal./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci