Të fundit

Eksperti spanjoll pretendon: Bayerni u grabit në Santiago Bernabeu, ja pse

Fatkeqësisht, ndeshja e kthimit mes Realit dhe Bayernit në gjysmëfinalen e Champions League nuk mundi të kalonte pa polemika.

Praktikisht në sekondat e fundit të lojës, bavarezët ndiqnin rezultatin dhe në fund tundën rrjetën e portës së Luninit, por goli nuk ishte i vlefshëm; topi i goditur nga De Ligt përfundoi në rrjetë vetëm pas fishkëllimës së gjyqtarit Simon Marciniak.

Lojtarët e gjigantit gjerman rrethuan arbitrin polak që nuk mundi të konsultohej as me VAR-in sepse topi hyri në rrjetë, e përsërisim, vetëm pas fishkëllimës së arbitrit që tregonte për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, pyetja kryesore dhe e vetme i drejtohet anësorit që ngriti flamurin, megjithëse në udhëzimet e UEFA-s për arbitrat thuhet se gjyqtarët në raste të tilla duhet ta lënë aksionin të përfundojë dhe më pas të ngrenë flamurin nëse mendojnë se është pozicion jashtë loje.

Për më tepër, sipas rregullores aktuale, anësorët duhet të sinjalizojnë pozitë jashtë loje vetëm dhe ekskluzivisht nëse janë 100% të sigurt për vendimin e tyre, gjë që nuk mund të bëhej në këtë rast qenë se bëhej fjalë për një pozicion shumë margjinal dhe të dyshimtë.

 

Eksperti spanjoll i arbitrimit, Pavel Fernández tha pas ndeshjes se bavarezët janë ‘vjedhur’.

“Gali u anulua gabimisht për Bayernin. De Ligt është në pozitë jashtë loje por nuk merr pjesë në lojë, topi vjen te Mazraoui i cili e luan topin prapa, Müller e merr dhe ia kalon De Ligtit që ishte në pozicion të rregullt. Marciniak fishkëlliu më herët dhe VAR-i nuk mund të kishte ndërhyrë”, pohoi spanjolli.

Në fund, sipas De Ligt, vetë gjyqtari anësor e pranoi gabimin.

“Aksioni i fundit? Të gjithë i dimë rregullat. Në rast të një pozicioni jashtë loje të mundshëm, duhet ta lini lojën të vazhdojë. Shume keq. Anësori më tha se ishte gabim, se i vinte keq”, tha De Ligt.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci