Të fundit

Rrjetet sociale ‘marrin flakë’ shkaku i kësaj lëvizje të Modriqit

Në minutën e 88-të, të gjithë ishin gati të thonin – mos e anashkaloni kurrë Bayernin, edhe nëse sezoni i tyre është për t’u harruar. Megjithatë, edhe kjo tringëllon naive. Vetëm një skuadër nuk duhet të anashkalohet kurrë, ajo vesh një fanellë të bardhë dhe i do “minutat e vdekjes”.

Kështu ishte edhe në Santiago Bernabeu, kur bavarezët mund të ishin përgatitur tashmë për të festuar, por Real Madridi gjithmonë arrin të prodhojë një hero. Këtë herë hero doli të jetë Joselu, një lojtar që e nisi mirë sezonin, por u zbeh pak me kalimin e kohës.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, ai shkëlqeu duke shënuar dy herë në minutat 88 dhe 90+1.

Por, në rrjetet sociale merita të veçanta i kanë shkuar edhe Luka Modriqit i cili e ndaloi një kundërsulm të rrezikshëm të Bayernit pesë minuta para përfundimit të takimit.

Në minutën e 85-të, kur Bayerni po avanconte 1:0, në një kundërsulm, kroati vrapoi tërë fushën për ta ndërprerë aksionin që mund ta linte mesfushorin e Bavarezëve, Pavloviq, përballë me portierin Andriy Lunin

Publiku në rrjetin social X, pra ish-Twitter, e komentoi golin e fundit më shumë sesa skenat e tjera të ndeshjes. Jo për shkak të Joselus, por për shkak të Luka Modriq, i cili që në fillim e bindi gjyqtarin Szymon Marciniak se goli ishte i ligjshëm. Përfaqësuesi kroat i tregoi atij se duhet të rishikonte pamjet në VAR, gjë që polaku do ta kishte bërë edhe pa urdhrin e tij, por kjo nuk e pengoi turmën e internetit të bënte shaka se Modriqi është aq vizionar sa sheh gjëra që nuk janë nën përgjegjësinë e tij.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci