Të fundit

Besa Kokëdhima sonte performon në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit

Shqipëria do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të festivalit madhështor evropian, “Eurovision Song Contest”.

Këtë vit, këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima e përfaqëson Shqipërinë me këngën “Titan” derisa këndon e dyta me renditje.

Besa, e cila ka bërë disa modifikime në këngë nga versioni i parë, pritet të rrëqeth publikun me performancën e saj elektrizuese.

Ajo do të jetë në shoqërinë e tre valltareve, të cilat do t’i japin ngjyrim të mëtejmë performancës së saj.

Eurovisioni këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores triumfuese të Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

Gjysmëfinalja e parë u mbajt të martën më 7 maj ku përformuan 15 shtete, prej të cilave 10 vende siguruan finalen e madhe.

Ndërsa sot në gjysmëfinalen e dytë do të performojnë 16 shtete.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci