Të fundit

Ambasadori italian në Serbi: Pa përparim në formimin e Asociacionit nuk ka anëtarësim të Kosovës në KiE

Ambasadori italian Luca Gori ka deklaruar mbrëmë në Beograd se ende nuk ka ardhur momenti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ka theksuar se për një gjë të tillë është i domosdoshëm përparim thelbësor në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton Paparaci.

“Ky është qëndrimi që ka mbajtur Italia së bashku me Francën, Gjermaninë dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe këtë po përpiqemi ta arrijmë në Strasburg”, ka theksuar Gori për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” në lidhje me kërkesën për shtyrjen e vendimit të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Ambasadori italian ka shtuar se qëndrimi i Italisë është shumë i qartë dhe se Roma beson se Asociacioni është një element kyç për procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci