Të fundit

Qeveria refuzon kërkesën e QUINT-it, Kosova nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE

Mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nuk e ka përfshirë Kosovën në agjendë.

Pas votimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës muajin e kaluar, ishte planifikuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE të vendosej në mbledhjen e Komitetit të Ministrave më 17 maj.

Megjithatë, Kosova nuk është në agjendën e kësaj mbledhje që mbahet javën e ardhshme, kanë konfirmuar nga KiE.

“Në këtë moment, Kosova nuk është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë, por do t’ju njoftojmë për zhvillimet”, kanë thënë nga Këshilli i Evropës, shkruan sot Koha.net.

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk e pranon këtë kushtëzim.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të mërkurën “absurd” kushtëzimin e Francës, Gjermanisë dhe Italisë që Kosova ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci