Të fundit

Ky është polici që u plagos nga hajnat në Klinë

Januz Veselaj është polici që ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në Zllakuqan të Klinës.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, derisa disa persona kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e prifit.

Me të arritur njësitet policore në vendngjarje, ata kanë hasur në rezistencë. Kështu të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri, me çrast lëndime trupore ka marrë polici Januz Veselaj nga Gllareva.

Polici i plagosur, Januz Veselaj

Zyrtari policor është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci