Të fundit

Ndërron jetë 28-vjeçari në Shëngjin, bie nga lartësia e një objekti

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Shëngjin, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sipas informacioneve paraprake i riu ishte punëtor në pallatin që po ndërtohej dhe ka rënë nga kati i 9-të i pallatit.

Ndërkohë ende nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F.,  i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci