Të fundit

Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi

“Navagio”, i cilësuar si një ndër plazhet më të bukur në Greqi dhe në botë, për sezonin veror të këtij viti nuk do të jetë i aksesueshëm nga pushuesit dhe turistët.

Edhe pse gjiri i vogël në ishullin e famshëm të Zakynthos është shndërruar në një nga destinacionet më të vizituara helene për shkak edhe të anijes së mbytur në 1980, “Panagiotis”, që gjendet në breg, autoritetet i kanë vendosur “kyçin”.

Plazhi i njohur edhe si “Limani i kontrabandistëve”, ku shihen në pëllëmbë të dorës ishujt e detit Jon, do të qëndrojë i mbyllur me vendim të katër ministrive, përkatësisht asaj për Mbrojtjen e Qytetarëve, ministrisë së Politikave Detare dhe Ishujve, ministrisë së Turizmit dhe Krizave Klimatike, e asaj të Mbrojtjes Civile.

Vendimi është marrë pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve vendore dhe garancive për bërjen të aksesueshme të anijes së mbytur, e cila dyshohet se kryente kontrabandë cigaresh dhe alkooli nga ish-Jugosllavia. Turistëve dhe pushuesve vendas nuk do tu lejohet qarkullimi dhe afrimi, apo ankorimi i varkave dhe as noti i atyre që ndodhen në bord kudo në gji, konkretisht në zonën detare brenda vijës imagjinare, që bashkon dy skajet verior dhe jugor të gjirit.

Ndalohet hyrja e vizitorëve, me një kufi ndalimi 10 metra nga buza e shpatit ranor. Rikujtojmë, se Greqia ka filluar të shpërndajë kupona për një pushim shtatë-ditor falas për turistët që u detyruan të largoheshin nga hotelet e tyre në ishullin grek të Rodosit gjatë verës së vitit 2023 për shkak të zjarreve në pyje. Rreth 25,000 turistë, kryesisht nga Britania e Madhe, presin të marrin kupona për të qëndruar 7 ditë në hotelet në Rodos. Nisma do të zhvillohet deri më 15 nëntor.

Përfshirja ka qenë tashmë e fortë, thonë zyrtarët e turizmit në Rodos, me më shumë se 5,000 pushues të regjistruar në regjistrin e përfituesve të skemës. “Kushdo që qëndronte në zonat që u prekën nga zjarret ka të drejtë,”-tha Yannis Papavasiliou, i cili kryeson bashkimin e hotelierëve të ishullit. Ai tha se kompensimi do të pasqyronte shumën që klientët u paguan fillimisht operatorëve turistikë dhe do të varionte nga 300 deri në 500 euro. “Do të zbatohet vetëm për hotelet, jo për akomodimet private të stilit Airbnb.”

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci