Të fundit

​Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare

Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj.

Xhudistja nga Peja gjatë karrierës së saj ka fituar medalje të shumta evropiane e botërore, duke thyer barriera të shumta, sidomos në shtete të mëdha botërore që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Me rastin e ditëlindjes së saj, trajneri Driton Kuka duke e uruar, ka thënë se Majlinda i ka treguar botës vlerat dhe forcën e femrës shqiptare.

“Majlinda …Urime Ditëlindja. Shumë krenar me veprën tande! Emblema e Shtetit tonë. I tregove Botës vlerat e forcën e femrës Shqiptare! Dhashtë Zoti 100 të lumtura ti gëzosh ashtu siç gëzove një Komb me sukseset tua”, shkruan Kukati.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci