Të fundit

Britania e Madhe fton për intervistë ambasadorin rus, dëbon atasheun ushtarak të Rusisë

Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe, Andrey Klein, ka qenë i ftuar në një intervistë informative dhe shkak janë akuzat e reja të Londrës për spiunazh që dyshohet se janë kryer nga ky vend.

Si pjesë e sanksioneve të reja kundër regjimit në Moskë, qeveria britanike vendosi të dëbojë atasheun ushtarak rus, të cilin e akuzuan si “oficer të padeklaruar të kundërzbulimit të ushtrisë ruse”.

Përveç kësaj, qeveria në Londër akuzoi pronarët e ndërtesave në këtë qytet, të cilët vijnë nga Rusia, se përdorin pronat e tyre për të mbledhur informacion.

Kujtojmë se Britania e Madhe, së bashku me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë, si dhe qytetarëve të saj që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci