Të fundit

12 maji është data kur Siljanovska-Davkova do betohet si presidente

Seanca parlamentare për inaugurimin e fitueses së zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, u caktua për të dielën, 12 maj 2024 në ora 12:00.

Më pas Siljanovska-Davkova do të duhet të bëjë betimin para deputetëve në largim.

Afati i fundit për dërgimin e rezultateve përfundimtare në Kuvend nga KSHZ është nesër (e premte) deri në orën 19.00.

Sipas KSHZ-së, nga 99,09 për qind e vendvotimeve të proceduara dhe 99,82 për qind votues të procesuar, për Siljanovska-Davkovën votuan 560.173 qytetarë.

Kundërshtari Stevo Pendarovski mori 251.541 vota. Mandati pesëvjeçar i Pendarovskit përfundon më 12 maj. Presidenti i ri i Maqedonisë mandatin për qeverinë e re do t’ia ndajë fituesit të zgjedhjeve parlamentare, bashkëpartiak Hristijan Mickoski dhe partisë që e drejtoi atë, VMRO-DPMNE.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci