Të fundit

Rohde: Shpresoj që Kosovën ta shoh si pjesë të BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Ditën e Evropës duke thënë Bashkimi Evropian është projekt i papërfunduar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Teksa ka festuar këtë ditë e cila u shënua me disa aktivitete në sheshin kryesor të Prishtinës përmes një videomesazhi ka thënë se shpreson që një ditë Kosova do t’i bashkohet atë që ai e ka quajtur si projektin më të suksesshëm të paqes në botë, Bashkimin Evropian.

“Shpresoj se do të ketë anëtare të reja së shpejti dhe një nga to shpresoj të jetë Kosova një ditë”, ka deklaruar Rohde.

Sipas Rohdes, Gjermania po bën gjithçka për ta mbështetur Kosovën drejt integrimit evropian.

“Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian nuk është projekt i plotë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “X”.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci