Të fundit

Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke e quajtur zgjedhje historike, meqë është presidentja e parë grua në këtë shtet.

Aggeler ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet e Maqedonisë për siguri, prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik, raporton Express.

“Urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Siljanovska-Davkova fitoi dje zgjedhjet, duke lënë pas Presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci