Të fundit

Ish-gjyqtari i njohur Mateu Lahoz për ndeshjen e mbrëmshme: Ndodhi më e keqja që mund të ndodhte

Ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Antonio Mateu Lahoz ka komentuar situatën e diskutueshme në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën Reali mundi Bayernin dhe kaloi në finale.

Sipas Lahoz, ajo çfarë ka ndodhur dje është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një gjyqtari.

“Ndodhi një fatkeqësi që askush nuk e donte, u pengua mundësia e përdorimit të VAR. Ndodhi gjëja më e keqe që mund të ndodhte në arbitrim. VAR nuk mundi të ndihmonte, loja nuk u ndal me ngritjen e flamurit, por nga bilbili i arbitrit”, tha ai.

Lahoz theksoi se është normale që arbitrat ndonjëherë gabojnë, por gjithsesi ka mbetur i befasuar nga vendimi i Marciniak për të ndërprerë lojën dhe për të ndihmuar Realin.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci