Të fundit

Probleme për Realin para finales, lëndohet “ylli” i skuadrës

Aurelien Tchouameni mori një lëndim kundër Bayernit Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Faqja zyrtare e Los Blancos ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit francez.

“Pas testeve të kryera sot, ai është diagnostikuar me një dëmtim në shputën e këmbës së majtë. Në pritje të vlerësimit”, thuhet në njoftim.

Raporti mjekësor i klubit nuk thotë asgjë për datën e pritshme të rikuperimit të mesfushorit, por mediat kanë filluar të shkruajnë për mungesën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

The Athletic, Cope dhe El Chiringuito raportojnë të gjithë se francezi është në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve, ku Los Blancos do të përballen me Dortmundin në Wembley më 1 qershor.

Gazeta L’Equipe shton se Tchoaumeni ka luajtur me dhimbje gjatë javëve të fundit. U bë shumë në ndeshjen e Bayernit dhe ai duhej të largohej pas 60 minutave lojë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci