Të fundit

“E mira kthehet me të mirë”, VV shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adrian Krastës, sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm, në drejtimin e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.

Ky emërim vjen pas suksesit të madh që pati festivali i parë i këngës në RTK nën drejtimin e Krastës.

Organizimi i festivalit të parë u karakterizua me shumë sfida dhe vështirësi, por me përvojën, angazhimin dhe drejtimin e drejtorit të festivalit dhe stafit të angazhuar të RTK-së, u bë e mundur që të realizohet ky projekt i madh kulturor, i cili gjeti mbështetje të madhe edhe nga Ministria e Kulturës.

Festivali i vitit të kaluar, i pari i këtij lloji në Kosovë, jo vetëm që magjepsi audiencën, por la gjurmë të pashlyeshme në skenën mbarëkombëtare të muzikës, duke qenë ngjarja më e madhe kulturore në vend. Festivali u dha hapësirë artistëve të rinj që përveç përformimit në festival, këngët e tyre transmetohen edhe në të gjitha kanalet e RTK-së.

Duke u mbështetur në këtë qëllim, organizim dhe përvojë, edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK premton të jetë edhe më spektakolar, duke ofruar një platformë për artistët aspirantë që të shfaqin talentin dhe krijimtarinë e tyre në një platformë garuese mbarëkombëtare.

Derisa po vazhdojmë këtë udhëtim emocionues, Bordi i RTK-së rikonfirmon përkushtimin e tij për promovimin e diversitetit kulturor, nxitjen e inovacionit artistik dhe promovimin e sferës muzikore të Kosovës. Ashtu si në edicionin e parë, Bordi do të jetë mbështetës i fuqishëm dhe do të luajë rol proaktiv në gjithë procesin e punës.

RTK së shpejti do të paraqes aplikimin e saj në EBU që kënga fituese ta përfaqësojë Kosovën në Eurovision Ne jemi optimistë që kënga fituese e Festivalit të dytë me radhë do ta përfaqësojë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare. Për këtë çështje është punuar në vazhdimësi nga bordi dhe menaxhmenti i RTK-së dhe është arritur të sigurohet përkrahje nga shumë vende, por në anën tjetër ka edhe pengesa të vazhdueshme për shkaqe politike nga disa vende mosnjohëse të Kosovës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci