Të fundit

Puthje dhe përkëdhelje ndaj VAR-it, festa e Rudiger pas fitores bëhet virale (VIDEO)

Në një ndeshje të mbyllur me shumë polemika si ajo mes Real Madrid dhe Bayern Munich, Antonio Rudiger ka bërë një gjest që i ka hedhur benzinë zjarrit. Festimi i mbrojtësit të madrilenëve para se të shkonte në dhomat e zhveshjeve në fund të sfidës, ka bërë që të shtohen komentet kundër spanjollëve.

Duke dalë nga fusha, mbrojtësi shkoi tek vendi i VAR-it dhe e puthi atë, para se të shkonte në dhomat e zhveshjes. Një “falënderim” i mbrojtësit ndoshta për faktin se goli i dytë i Joselu erdhi pas miratimit nga salla e VAR-it.

Por në rrjetet sociale, ky gjest ka marrë komente të ndryshme mes atyre që kujtonin polemikat me të cilat u shoqërua sfida dhe momentin e fundit ku VAR-i nuk hyri në punë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci