Të fundit

Tri xhiro drejt fundit, ndryshon gara për titull në Superligë – dështon favoriti

Xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës ka sjellë rezultate interesante duke “prishur matematikat” për skuadrat që ndodhen në garë për titullin e kampionit.

Llapi u ndal me barazim nga skuadra e Gjilanit, duke përfunduar ndeshjen me rezultat të barabartë 1:1. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina humbi dy pikë të vlefshme duke mbetur tashmë me katër pikë pas Ballkanit që ndodhet në pozitën e parë.

Kampioni aktual i Kosovës nuk lejoi befasi nga Malisheva. Ballkani arriti të marrë tre pikë të reja për ta vazhduar garën për titullin e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.

Pretendenti tjetër për titull, Drita, arriti fitore ndaj Prishtinës, duke barazuar pikët me Llapin që ndodhet në pozitën e dytë. Llapi e Drita kanë nga 65 pikë kur kanë mbetur gjithsej edhe tre xhiro deri në përfundimin e kampionatit.

Fitore shënoi edhe Feronikeli që arriti ta mposht Lirinë me rezultat të thellë 4:1, ndërkaq ndeshja mes Fushë Kosovës e Dukagjinit ka nisur me vonesë.

Xhiron e ardhshme që zhvillohet të dielën Llapi do të përballet me Malishevën, teksa punë më të lehtë do të kenë Drita e Ballkanit. Drita do të pres në shtëpi Feronikelin ’74, kurse Ballkanit pret Fushë Kosovën./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci