Të fundit

A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

Në një intervistë të fundit në emisionin “Shqipëria Live”, motra e Erjola Doçit, konkurrente në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka hedhur dritë mbi spekulimet rreth një raporti të mundshëm mes Erjolës dhe Romeo, një tjetër banor i shtëpisë.

E ftuar në emision, ajo ka qartësuar se asnjë mesazh nuk është shkëmbyer mes dy personazheve përpara fillimit të spektaklit.

“Erjola ka një mik që menaxhon telefonin e saj, por unë gjithashtu kam akses në llogaritë e saj të rrjeteve sociale,” tha motra e Erjolës, duke i qetësuar të gjithë ata që mendonin të kundërtën.

Një debat i vogël kishte lindur pas një postimi në Instagramin e Erjolës, ku në sfond dëgjohej kënga e Romeos.

Motra e saj tha  se postimi nuk duhet të interpretohet si një shenjë e ndonjë lidhjeje të fshehtë të Erjolës me këngëtarin.

“Ky postim nuk ka asnjë rëndësi dhe nuk tregon asgjë,” shtoi ajo, duke e trajtuar spekulimin me një fare indiferentizmi.

Sa i përket raporteve në shtëpi, veçanërisht atyre të Erjolës me Julin, motra e Erjolës ka thënë se beson se ky i fundit e mbështet dhe dëshiron që ajo të shkojë në finale të “Big Brother VIP”.

Kjo intervistë solli një fare qetësie për fansat dhe ndjekësit e show-it, të cilët janë gjithnjë në gjueti për të mësuar më shumë rreth ndërveprimeve dhe strategjive të banorëve të “Big Brother”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci