Të fundit

Kurti merr mbështetje të madhe nga avokati “ndërkombëtar” Tomë Gashi: Asociacioni s’duhet të pranohet si kusht për KiE

Avokati Tomë Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do t’a pranojë Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gashi ka përjashtuar mundësinë e pranimit të draft statutit të Asociacionit për shkak të shqetësimeve për sovranitetin e Kosovës.

Ai ka theksuar se Kurti po vepron në mënyrë të drejtë duke mos pranuar draftin e Asociacionit me çdo kusht për pushtet.

“Ajo që tani po e dimë jo të gjitha por së paku dy apo tri shtet si Franca Gjermania Italia kërkojnë paraprakisht para pranimet të Kosovës në KiE që të dërgohet draft statuti i Asociacionit inekzistent në Gjykatë Kushtetuese. Unë nuk besoj që dikush e ka pranuar atë draft. Nuk është zyrtar deri më tani. Nuk besoj që ka prova se draft statutin e ka pranuar Qeveria e Kosovës. Ai ka pasur vërejtjet e draftit dhe këto s’janë marrë parasysh fare. Mendoj se Kurti është duke vepruar drejt pa marrë parasysh që dikush mendon se ai për të qenë në pushtet duhet të pranonte gjithçka, ai nuk është si disa të tjerët”, ka deklaruar Gashi për RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti ka vërejtur problemet e draftit dhe refuzon ta pranojë atë pa u siguruar që interesat dhe sovraniteti i Kosovës janë të mbrojtura.

Gashi ka vlerësuar se një Asociacion me kompetenca ekzekutive, nën kushtet e Kurtit, nuk mund të realizohet.

“Ky Asociacion do të ishte shkatërrimtar për sovranitetin e Kosovës… Gabriel Escobar të bëjë draft statute për vete jo për Kosovën. Me Kurtin si në pozitë si në opozitë Asociacion të tillë posaçërisht me kompetenca ekzekutive nuk bëhen, dihet fuqia e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Gashi.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci