Të fundit

Gërvalla s’ka lidhje me GDP-në, thotë se qeveria për tri vjet rriti mbi 50% Bruto Produktin Vendor

“Për tri vite rritëm mbi 50% Brudo Produktin Vendor”. Çka? “Gabim elementar matematikor”, “Kjo është tepër joserioze”.

Në një përpjekje të dëshpëruar për të ndryshuar perceptimin e opinionit publik mbi sfidat që përjetoi vendi me rritjen ekonomike që u moderua dhe inflacioni që preku nivele dyshifrore, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka çuar në nivel tjetër propagandën e numrave të pushtetit.

Duke shpërfillur treguesit realë ekonomikë, – paralelisht me logjikën e llambës magjike të Aladdinit – kryediplomatja deklaroi se “vetëm për tri vite kemi rritur mbi 50% Brudo Produktin Vendor (GPD)-në”, duke i qëndruar besnike formulës tashmë ekzistuese të përdredhjeve nga krerët e pushtetit. Pretendimi i ministres, i cili mbetet vite dritë larg realitetit objektiv të Kosovës, është mohuar kategorikisht nga ekonomistët e opozitës, duke e cilësuar deklaratën si “gabim elementar matematikor” e “tepër joserioze”.

Që nga ardhja në pushtet, kryeministri Kurti në veçanti dhe eksponentë të tjerë të pushtetit janë angazhuar fuqishëm për një gjë; paraqitjen e sa më shumë numra dhe statistikave në shpërpjestim me standardet e interpretimeve serioze të treguesve ekonomikë.

Së fundi, vëmendjen e mori kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ku gjatë një interviste për mediumin prestigjioz “El Independiente”, ajo deklaroi ndër të tjera se “falë luftës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, kundër nepotizmit në institucione”, Kosova ka përjetuar mbi 50% Brudo Produktin Vendor (GPD)-në”.

Madje, në pamundësi elaborimi të mëtejshëm, Gërvalla e përsëriti Kurtin duke shtuar se me qeverijen e tyre “ekonomia u ngrit menjëherë në qiell, por sepse njerëzit shohin që qeveria nuk po merrtr para të xhepit tuaj.”

“Populli na ka dhanë më shumë se 50% të votave për premtimin tonë për punë dhe drejtësi. Dhe kjo do të thotë luftë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, kundër nepotizmit në institucione. Dhe kjo përkthehet në një rritje prej më shumë se 50% të GDP-së. Por nëse shikojmë të gjitha fushat, për shembull, të ardhurat nga taksat, mirë, në vitin e parë kemi pasur më shumë se një të tretën e të ardhurave nga taksat, jo sepse ekonomia u ngrit menjëherë në qiell, por sepse njerëzit shohin që qeveria nuk po merrtr para të xhepit tuaj. Qytetarët janë më optimistë dhe shpenzojnë më shumë. Është përparim i pabesueshëm. Është për të ardhur keq që po përballemi me probleme sigurie dhe disa nga investitorët frikësohen se nëse shkojnë atje do të kenë probleme sigurie, gjë që nuk është e vërtetë”, ka thënë Gërvalla.

Ekonomisti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Berat Rukiqi, në një përgjigje për Nacionalen, nënvizoi tri elemente që sipas tij nxjerrin pavërtetësinë e pohimeve të ministres Gërvalla.

“Tri elemente të deklaratës janë të pavërteta. Korruspioni nuk është nuk është zvogëluar. Është shndërru në korrupsion serioz edhe në raporte ndërkombëtare. Nuk është bërë asnjë ngritje në bazë të indikatorëve të Transparency International. Për më shumë, ka rekord të tenderëve sekretë të cilët janë bërë bazë e fortë për keqpërdorim. Në çdo ndërmarrje publike ka emërime të antarëve të partisë në pushtet. Ka shembuj. Ka emra dhe mbiemra të familjarëve. E treta, në asnjë rrethanë nuk është rritur GDP-ja për 50 për qind. Në dy vitet e fundit është më e ulëta që nga përiudha e pasluftës.” – tha ajo.

Rukiqi sqaroi se rritja ekonomike matet vetëm në raport me vitin e kaluar dhe se pohimi i zonjës Gërvalla shpërfaq një gabim “elementar matematikor”.

“Rritja ekonomike matet në raport me vitin e kaluar. Pra, kjo është gabim elementar matematikor me pretendu që është rritë diçka 50 për qind. Çmimet janë rritur realisht në vlera dyshifrore dhe jo GDP-ja.” – tha ai.

Rukiqi kritikoi pushtetin për paaftësi për të prezantuar Kosovën në botë duke e konsideruar deklaratën e kryediplomatës si “qesharake”.

“Kur na jepet hapësira në mediat e huaja me komentu për çështjet e Kosovës, do të ishte mirë t’i shfrytëzojmë për të treguar gjëra të cilat janë të sakta dhe të cilat janë të arritura të Kosovës. Megjithatë, deliri i pushtetit për krekosje në një anë dhe në anën tjetër për me fol edhe për luftë. Pra në një anë flasin se si kanë rezultate të cilat janë totalisht të pavërteta, në fakt kjo deklaratë është edhe qesharake, tregojnë shumë për paaftësinë e tyre me prezantu vendin”, tha ai.

GDP-ja nominale në kohë të inflacionit e reflekton rritjen e çmimit, ka shpjeguar nga ana tjetër koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, në një përgjigje për Nacionalen.

Ai tha se qeveria aktuale vepron me këtë logjikë, duke bërë krahasime me vitin 2020.

“GDP-ja nominale në kohë të inflacionit e reflekton rritjen e çmimit. Nuk e reflekton rritjen e prodhimit. Për shembull; mundesh brenda një viti t’i prodhosh 5 bukë. Nga një euro bëjnë pesë euro. Edhe GDP-ja e vendit është pesë euro sepse aq është vlera e mallrave të prodhuara. Vitin tjetër, nëse bëhet çmimi i bukës 2 euro ti prapë mund t’i prodhodh 5 bukë. Nga 2 euro tash bëjnë 10 euro. Kështu i bie që GDP-ja u rrit 100 për qind. Në fakt është rrit vetëm çmimi. Këta po thirrën në këtë dhe po krahasohen me me 2020-ën. Kjo është tepër joserioze”, tha Mustafa.

Ndonëse retortika e çuditshme e kryeministrit Kurti për rritje të eksporteve vazhdon, raporti i fundit i Bankës Botërore flet për rritjen reale të BPV-së që është moderuar në rreth 3.1 për qind në vitin 2023, kryesisht, për shkak të performancës së dobët në eksporte.

“Në vitin 2023, rritja reale e BPV-së u moderua në rreth 3.1 për qind, kryesisht për shkak të një kontributi më të ulët të eksporteve.” – thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Pavarësisht përpjekjeve për të kaluar drejt një modeli rritjeje të drejtuar nga eksporti, në raport thuhet se sfidat vazhdojnë, me vetëm 39 për qind të popullsisë në moshë pune që merr pjesë aktive në tregun e punës, një shifër edhe më e ulët për gratë me 22 për qind.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci