Të fundit

Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raportet me forcat kryesore evropiane

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim një delegacion 30 anëtarësh të CSU-së gjermane nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Gunther Beckstein

Abdixhiku tha se në takim u fol për rrugëtimin e LDK-së në veçanti, e përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë me CSU-në.

“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike. Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane”, shkroi Abdixhiku, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci