Të fundit

Pasi u përzien në zgjedhjet në RMV, Bislimi tash thotë se janë të gatshëm për bashkëpunim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare të mbajtura në Maqedoninë e Veriut.

Duke thënë se tani është detyrë e VMRO-DPMNE-së që ta formojë qeverinë e re me koalicion, Bislimi ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për bashkëpunim.

“Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt formimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, tha Bislimi, transmeton Paparaci.

Nga partitë shqiptare, “Fronti Evropian” ka dalë përpara në zgjedhjet parlamentare me mbi 130 mijë vota, ndërsa koalicioni VLEN ka rreth 30 mijë vota më pak.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci