Të fundit

Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se një draft për Asociacionin nuk është hartuar nga ana e qeverisë sepse një i tillë është ofruar, por është refuzuar.

Kusari – Lila tha se Kurti ka ofruar tek kryenegociatorët një kornizë të draft-statutit gjatë procesit të diskutimit në Bruksel.

“Gjatë diskutimit, me siguri të plotë e them këtë, që pastaj është thënë nga kryenegociatori se duhet të shihet drafti nga ekipi përgjegjës që ka qenë dhe një draft që është konsideruar ende më i keq se koncepti i Republika Sërpskës dhe pastaj është ofruar që të bëhet jo një draft-statut, por një kornizë mbi draft-statutin”.

“Nuk i është lënë qeverisë që të hartojë kornizën e draft-statutit i cili pastaj do të plotësohej nga vetë ata që do të jenë pjesë e Asociacionit të cilët e kanë pasur bazën nga letra e Mogherinit. Jo është thënë nga Lajçaku dhe Borrelli”, tha Kusari-Lila, në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje, ajo tha se në draft-statutin e propozuar nga BE-ja ka vërejtje serioze nga ana e qeverisë, e që sipas saj, nuk mund të adaptojnë dokumente ose koncepte që s’përkojnë me qasjen dhe vlerat e parimet.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci