Të fundit

Xhaka e Leverkuseni nuk e njohin humbjen – kualifikohen në finale të Europa League

Seria e ndeshjeve pa humbje ka vazhduar përsëri për skuadrën e Bayer Leverkusenin që edhe njëherë tjetër fitoren e arritën në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kampioni aktual i Gjermanisë ishte duke u mposhtur me rezultat 2:0 nga Roma, por vendasit u rikthyen duke shënuar golin e barazimit në sekondat e fundit të takimit.

Josip Stanisic shënoi golin e barazimit pas asistimit të Granit Xhakës, pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Leverkuseni me këtë barazim arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Europa League pasi shënoi fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2:0.

Për Romën të dy golat i shënoi Paredes, por golat e tij nuk ndihmuan për kualifikim.

Në finale, Leverkuseni do të përballet me Atalantan.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso ka gjithsej 49 ndeshje pa pësuar humbje.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci