Të fundit

Gruaja në Gjilan sulmohet nga dy familjarë të saj

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan, ku një grua është sulmuar nga dy familjarë, një grua dhe një burrrë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, derisa thuhet se lëndime ka pësuar edhe një person që ka tentuar t’i ndajë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar.

“DHUNË NË FAMILJE – Gjilan 09.05.2024-16:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore,  e me pas gjatë përleshjes lëndime trupore pëson edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili kishte tentuar per ti ndare. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci