Të fundit

Prishtina Mall partneritet me HandiKos për të promovuar gjithëpërfshirjen dhe mbështetjen për individët me nevoja të veçanta

Prishtina Mall, qendra tregtare më e madhe në rajon, është krenare të shpallë një partneritet të rëndësishëm me HandiKos që synon nxitjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes më të madhe për individët me nevoja të veçanta.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Prishtina Mall do të angazhohet në mënyrë aktive në dhënien e donacioneve për HandiKos-in të dedikuara për t’u shërbyer individëve me nevoja të veçanta. Për më tepër, në qendër do të vendosen kuti të caktuara donacionesh ku vizitorët mund të kontribuojnë sipas dëshirës të tyre. Këto nisma do të jenë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, të plotësuara nga një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese.

Në Prishtina Mall, qasja dhe gjithëpërfshirja janë prioritetet kryesore. Individëve me nevoja të veçanta u sigurohet qasje e pakufizuar në të gjitha zonat e qendrës tregtare, duke përfshirë dyqanet dhe vendet argëtuese dhe restaurantet. Qendra ofron hapësira parkimi të dedikuara, karroca për personat që kanë nevojë, tualete të përshtatura për nevojat e personave me nevoja të veçanta dhe një sërë shërbimesh të tjera të dizajnuara për të përmirësuar përvojën e tyre të përgjithshme.

“Ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis ku të gjithë ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar,” tha z. Alvaro Costa, Drejtor Menaxhues në Prishtina Mall. “Përmes partneritetit tonë me HandiKos, ne synojmë jo vetëm të rrisim ndërgjegjësimin, por edhe të ndërmarrim hapa konkretë drejt sigurimit që individët me nevoja të veçanta të kenë qasje të barabartë në mundësitë dhe përvojat në dispozicion në qendrën tonë. Z. Afrim Maliqi Drejtor i HandiKos theksoi nevojën për ndërgjegjësim të bizneseve, por edhe të gjithë qytetarëve të vendit, në mënyrë që personat me nevoja të veçanta të kenë qasje dhe të jenë të inkuadruar plotësisht në shoqërinë tonë.

Prishtina Mall fton komunitetin të bashkohet në mbështetjen e kësaj kauze të rëndësishme dhe pret që të ketë një ndikim pozitiv në jetën e individëve me nevoja të veçanta.

 

Për më shumë informacion në lidhje me Prishtina Mall, ju lutemi vizitoni: www.prishtinamall.com dhe HandiKos: www.handi-kos.org/

 

*Rreth Prishtina Mall:*

Prishtina Mall është destinacioni kryesor i blerjeve në rajon, duke ofruar një gamë të larmishme të opsioneve të shitjes me pakicë, ushqimit dhe argëtimit. E përkushtuar ndaj përsosmërisë në përvojën e klientit dhe angazhimin e komunitetit, Prishtina Mall është i përkushtuar për të krijuar hapësira gjithëpërfshirëse që plotësojnë nevojat e të gjithë individëve.

 

*Rreth HandiKos:*

HandiKos ka për qëllim përfaqësimin dhe përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar duke avokuar dhe lobuar, duke ofruar shërbime profesionale për të ngritur mirëqenien e tyre dhe për të arritur të drejta të barabarta, një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme për të gjithë.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci