Të fundit

“Time-s” e vëren medaljen e Kosovës për djalin e Biden-it në zyrën e këtij të fundit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka një lidhje të veçantë me Kosovën.

Ai është një nga zërat më të fuqishëm që është angazhuar për lirinë e saj, ka vizituar vendin ndërsa një lidhje tjetër është fakti që djali i tij i ndjerë Beau Biden, që kishte vdekur si pasojë e sëmundjes së kancerit, në vitin 2015.

Beau Biden kishe pasur angazhim në Kosovë. Pas vdekjes së tij Kosova e nderoi atë – një rrugë mori emrin e tij, që akoma e bartë atë.

Pos kësaj, Biden e mori edhe një medalje nga Kosova për të birin e tij.

Magazina e famshme “Time”, e ka vërejtur që në kabinetin e Biden gjendet ajo medalje.

“Në dhomën e kabinetit pas intervistës, dielli është më ulët dhe Biden ka edhe tregime tjera. Ai kthehet nga një tryezë me një medalje nga Presidenca e Kosovës për djalin e tij Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri nëntë vjet më parë. Presidenti tregon me krenari të qartë punën e djalit të tij në mbështetje të sistemit gjyqësor ( të Kosovës). Përmend diplomatin Richard Holbrooke, i cili ndërmjetësoi marrëveshjet e Dejtonit për Ballkanin, nxjerr në pah një histori për Afganistanin dhe një argument që Biden pati me Holbrooke për kërkimin e paqes atje”, thuhet ndër tjerash në artikull.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci