Të fundit

“UÇK s’i ka mbrojtë civilët”, aktivistët e PSD-së u reagojnë deklarimeve të Shkelzen Gashit

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar ndaj deklarimeve të bëra në emisionin Pressing nga ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, rreth luftës së UÇK-së.  Nushi ka thënë se deklarimet e bëra nga Gashi ku ky i fundit pyet se ku ka qenë UÇK për të ndalë vrasjet, dhunimet e poshtërimin që e kanë bërë Serbët, janë rekordi i poshtërsisë.

Nushi këto deklarime të Shkelzen Gashit i lidh edhe me faktin se i njëjti gjatë emisionit deklaron se vetë ka ikur dhe s’është bërë pjesë aktive e luftës meqë ka qenë i mitur.

Aktivisti i PSD-së thotë se Gashi i ka pasur 17 vjet në luftë dhe se në UÇK janë 87 dëshmorë të moshës së Shkëlzen Gashit.

“Tha kam qenë i mitur , s’i kam pas 18 vjet. Po UÇK s’ka qenë autoshkollë ku është dashtë me u regjistru me dokumente. U dashtë me pas veç guxim. Xen ti s’e ki atë guxim, as s’e ke pasë”, thotë Nushi.

Reagimin e Nushit e ka shpërndarë edhe Frashër Krasniqi duke thënë se është kulmi i poshtërsisë.

“Qe çka është kulmi i poshtërsisë”, ka shkruar Krasniqi.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci