Të fundit

Barcelona kalon me lehtësi Valencian

Barcelona ka fituar të dielën në shtëpi ndeshjen ndaj Valencias me rezultati final 3-1.

Epërsinë e golit Valencias ia dhuroi Jose Gaya i cili shënoi që në minutën e pestë të ndeshjes.

Ansu Fati barazoi rezultatin në 1-1 në minutë 13-të me një super gol. Spanjolli u ndihmua me asistimin e Memphis Depay.

Përpos asistimit, Depay arriti të shënonte nga penallti në minutën e 41-të për të kaluar në epërsi katalunasit me rezultat 2:1.

Ndërsa rezultatin përfundimtar 3:1, e vendosi Philippe Coutinho në minutën e 85-të.

Barcelona zë vendin e shtatë në La Liga me 15 pikë nga tetë ndeshje. Ndersa Valencia ka 12 pikë në nëntë ndeshje duke u rradhitur e nënta në tabelë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci