Të fundit

Statovci pas humbjes së Shqipërisë: E kom dit që kjo çka na ka gjet sonte

Analisti e trajneri i futbollit, Faruk Statovci ka deklaruar se e ka ditur se një rezultat i tillë do ta priste Shqipërinë.

Shqipëria u mposht me rezultat 2:1 nga Italia, e për analistin Statovci ky rezultat ishte i pritshëm.

“Kur ka dal shorti e kom dit se kjo që na ka gjet sonte ka me na gjet. Nuk mundesh ti mu përball me Spanjën e Italinë e me prit diçka më shumë, jo se kta nuk janë të mirë por ky është niveli i tyre. Shqipëria nuk ka pasur fat në short, nëse do të kishte skuadra të barabarta do të kishim gjasa reale. Të gjitha skuadrat do të llogarisin të marrin pikët e plota ndaj Shqipërisë, dhe nuk është humbje nëse Shqipëria nuk e merr asnjë pikë”, ka thënë Statovci në DueliSportiv, transmeton Paparaci.

Shqipëria momentalisht nuk ka asnjë pikë në grup sikurse edhe Kroacia. Ndeshjen e radhës kombëtarja kuqezi do të përballet pikërisht me Kroacinë, kurse Spanja do të ketë punë me Italinë.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci