Të fundit

Mes emocioneve, fotografi i New York Times rrëfen për tmerret e luftës në Kosovë

Wade Goddard, fotografi i njohur The New York Times, rivizitoi Abrin e Epërme të Komunës së Drenasit, vend në të cilin vetëm dy dekada më parë lentet e tij të kamerës fiksuan tmerret e luftës.

Udhëtimi i tij i kthimit në Kosovë është shënuar me ribashkime emocionale dhe reflektime mbi punën e tij në atë botë.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi rikthimin e Goddard, i cili takoi të mbijetuar të masakrës së të cilën në vitin 1998 e dëshmoi para botës me fotografitë e tij.

“Wade Goddard, fotograf i ballinave të New York Times kthehet në Kosovë pas 23 vjetëve. Në Abri, ai takon të mbijetuar të masakrës të cilën në vitin 1998 e dëshmoi para botës me fotografitë e tij. Goddard, flet për punën e tij në dokumentimin e ngjarjeve të luftës në Kosovë, që nga sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, e deri tek arritja e lirisë së Kosovës.” – shkroi Kurti në Facebook.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci