Klaus Gjasula (34) quhet Klaus sepse gjyshja e tij ishte një fanse e madhe e “The Black Forest Clinic”, një seriali televiziv të njohur të viteve ’80 në Gjermani.
Klaus-Jürgen Wussow, i cili luajti rolin e profesorit Klaus Brinkmann, ishte i preferuari i tyre.
Vëllai i Klaus Gjasulës quhet Jürgen. Të lindur në Shqipëri, vëllezërit u transferuan në Freiburg të Gjermanisë menjëherë pas lindjes së tyre.
I talentuari Jürgen dikur ka luajtur në Basel, së fundmi ka luajtur për Berliner AK, tani është pa klub dhe ka dy ndeshje me kombëtaren shqiptare. Në tribunë ai shpërtheu në lot gëzimi kur vëllai i tij shënoi.
Siç shkruan sot mediumi zviceran Blick.ch, Klaus u bë hero kombëtar shqiptar në ndeshjen e tij të 29-të për kombëtaren kuqezi. 34-vjeçari hyri në fushë në minutën e 72-të. Vetëm katër minuta më vonë ai shënoi një autogol sepse topi u hodh për fat të keq në këmbën e tij. Në minutën e pestë të kohës shtesë, një krosim i devijuar i ra në këmbë Gjasulës, i cili gjuajti me të majtën dhe i barazoi shifrat duke i ‘çmendur’ nga gëzimi të gjithë shqiptarët.
Në minutën e shtatë të shtesës, Gjasula bëri atë që bën më së miri: ndaloi një kundërsulm të rrezikshëm të kroatëve dhe mori karton të verdhë.
I përshtatshëm për rolin e mesfushorit defanziv, Gjasula mban rekordin për numrin më të madh të kartonëve të verdhë në një sezon në bundesligë. Tani Gjasula po bën sërish histori. Për tokën e gjyshes së tij.
