Të fundit

Ofendoi maqedonët dhe serbët, Federata e Maqedonisë reagon ndaj Mirlind Dakut

Federata e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Mirlind Dakut të kërkojë falje publike për fyerjet e popullit maqedon në përfundimin e ndeshjes Kroaci-Shqipëri të mërkurën.

Federata e Maqedonisë së Veriut ka thënë se i dënon brohoritjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënimin pa mëdyshje lidhur me thirrjet nacionaliste të përfaqësuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit maqedonas pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian. Sjellja është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli”, thuhet në reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

“I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij, duke njohur dëmin që ka shkaktuar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, që udhëhiqet nga Muamed Sejdini.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci