Të fundit

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë sot vazhdon, për të tretën ditë me radhë, dëshminë e tij dëshmitari i 73-të, me kodin W04744, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kurtesh Fondaj. Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth tri ditë.

Gjatë seancës, së djeshme, dëshmitari Fondaj tha pos tjerash, se gjatë kohës së luftës nuk është takuar asnjëherë me Adem Demaçin, por megjithatë atij iu dha mundësia që të flasë për takimet me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e anëtar të tjerë të UÇK-së.

Dëshmitari Kurtesh Fondaj foli edhe lidhur me rastin e Blerim Kuçit në përgjigje të pyetjeve të trupit gjykues. Ai tha se ka qenë në dijeni që Blerim Kuçi ka qenë i ndaluar por nuk e din saktësisht se ku ka qenë

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, sot ajo pritet të fillojë në ora 09:00.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruare të pafajshëm.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci