Të fundit

Edhe vëllai i ministrit kishte punuar në OJQ-në që përfitoi 257 mijë euro nga Hajrulla Çeku, njëherit themelues i saj

Pak çaste më parë, Paparaci raportoi për një tjetër “gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Vetë ministri Çeku, në ndarjen për Art, Kulturë dhe Trashëgimi ka ndarë gjysmë-milioni euro për dy OJQ ku direkt të përfshirë janë ministri Çeku dhe deputeti Artan Abrashi.

Fillimisht, OJQ Biennale ka siguruar 255 mijë për periudhën tri-vjeçare. Kjo organizatë drejtohet nga motra e deputetit Abrashi, Vatra.

Në anën tjetër, OJQ “EC MA Ndryshe”, për të cilën më herët kishte raportuar edhe redaksia jonë, ka siguruar 257 mijë euro.

Në të njëjtën themelues është vetë ministri Çeku. Por, saga nuk mbaron me kaq. Në organizatën gjegjëse ka qenë i angazhuar edhe vetë vëllai i ministrit Çeku, Fati.

Kjo mund të shihet në profilin e këtij të fundit në Facebook.

Duhet thënë, Paparaci veçse ka dërguar pyetje direkte për udhëheqësin e dikasterit, Hajrulla Çekun, por deri në momentin e publikimit, nuk ka pranuar përgjigje.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci