Të fundit

Mësohet arsyeja, ja pse Foden u largua nga kampi i Anglisë në Evropian

Anësori i kombëtares angleze Phil Foden është larguar përkohësisht nga kampi bazë i ekipit kombëtar në Euro 2024 për arsye familjare, tha të mërkurën zëdhënësi i federatës angleze.

Jo shumë kohë pas atij njoftimi, mbërriti një njoftim i ri, kësaj radhe në mediat angleze duke treguar arsyen e largimit të sulmuesit të Manchester Cityt.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, Foden u largua nga kampi për shkak të lindjes së një fëmije.

Foden luajti si titullar tre ndeshje të xhiros së parë dhe pritej të ishte në njëmbëdhjetëshen startuese të 1/16-tës, që është caktuar për 30 qershor në Gelsenkirchen.

Gjatë Kupës së Botës 2022, mbrojtësi Ben White dhe sulmuesi Raheem Sterling gjithashtu u kthyen në Angli për arsye personale pa u kthyer më pas në Katar.

Sa i përket Fodenit, federata nuk dha asnjë tregues për një datë të mundshme për rikthimin e tij në Gjermani.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci