Të fundit

Serbia shkarkon trajnerin Dragan Stojkoviq “Pixi”

Pas një tjetër dështimi të Serbisë duke u eliminuar nga pozita e fundit në Grupin C, trajneri Dragan Stojkoviq “Pixi” është shkarkuar nga pozita e tij, sipas mediumeve serbe.

Serbia u eliminua nga Kampionati Evropian me vetëm dy pikë në grup nga tri ndeshje të zhvilluara dhe serbët nuk po arrijnë akoma të pajtohen me këtë fakt.

Menjëherë pas ndeshjes së fundit në Gjermani te kombëtarja serbe nisi “përçarja”. Një numër i madh i futbollistëve u bënë kundër trajneri serbë duke deklaruar se nuk do të luanin derisa ai do të ishte në krye të shtabit teknik.

Ndërkaq tashmë sipas mediumeve serbe, federata ka marrë vendim për shkarkimin e trajnerit të njohur serb “Pixi” dhe vendimi pritet të merret brenda orëve në vazhdim.

Stojkoviç së fundmi ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Serbisë deri në Kupën e Botës në vitin 2026, por duket se ajo nuk do të vlejë.

Për eliminimin e Serbisë është deklaruar edhe presidenti serb Aleksander Vuqiq.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci