Të fundit

Katër skuadra me pikë të njëjta, kush u kualifikua nga Grupi E?

Edhe Grupi E tashmë ka përmbyllur fazën e grupeve në Kampionatin Evropian me të katër skuadrat që kanë marrë nga katër pikë.

Xhiroja e fundit e fazës së grupeve u zhvillua sot, megjithatë përsëri rezultatet ishin të njëjta.

Rumania barazoi me Sllovakinë me rezultat 1:1, kurse me barazim pa gola u mbyll dueli mes Belgjikës e Ukrainës.

Të katër skuadrat kanë nga një fitore, një barazim e një humbje, në tri ndeshje gjithsej sa kanë zhvilluar.

Për shkak të dallimit në gola dhe rezultateve në përballjet direkte është mësuar se edhe kush është kualifikuar.

Nga pozita e parë është kualifikuar Rumania, kurse në pozitën e dytë ka përfunduar Belgjika.

Sllovakia do të tentojë kualifikimin nga pozita e tretë, ndërkaq Ukraina është eliminuar.

Faza e grupeve do të përmbyllet sot me dy ndeshjet e Grupi F, ndërkaq faza e eliminimeve direkte do të nis të shtunën me ndeshjen mes Gjermanisë e Sllovenisë.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci