Të fundit

Kroacia vazhdon me trajnerin Daliq përkundër eliminimit nga “Euro 2024”

Zlatko Daliq do të mbetet trajner i kombëtares kroate të futbollit pas një paraqitjeje të pasuksesshme në “Euro 2024”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustiq.

Siç tha ai, tashmë është zhvilluar një bisedë për atë temë dhe janë zgjatur duart.

“Ai është selektor dhe do të mbetet përzgjedhës i kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart”, tha Kustiq për Nova TV.

Kustiq ka komentuar edhe fatin e Luka Modric në kombëtare.

“Shpresoj që ai të jetë këtu, të vazhdojë të mbajë shiritin në Ligën e Kombeve dhe në Botëror, do të vendosë vetë. Besoj se do të qëndrojë dhe do ta doja shumë”, tha ai.

Para barazimit 1:1 me Italinë, Kroacia barazoi edhe me Shqipërinë (2:2), ndërsa në xhiron e parë të turneut u mposht nga Spanja (3:0) dhe Euron e mbylli vetëm me dy pikët e fituara, që është performanca më e dobët ndonjëherë në një garë të madhe.

Kroacia përjetoi një dështim kaq të dhimbshëm, saqë shumë ia atribuojnë konsumimit të skuadrës, e cila ishte një nga më të vjetrat në kampionatin e Kontinentit të Vjetër.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci