Të fundit

Dyshime për kurdisje të ndeshjes në Evropian, dy kombëtare akuzohen se bashkëpunuan për të dalë barazim

Grupi E i Kampionatit Evropian ishte njëherësh edhe grupi më interesant nga gjithsej gjashtë grupet sa ishin. Të katër skuadrat ishin me pikë të barabartë deri në xhiron e fundit, e po me pikë të njëjta u mbyll edhe kjo xhiro. Pikërisht për këtë arsye dy kombëtare po akuzohen se kanë bashkëpunuar për ta mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë.

Ukraina u eliminua nga Kampionati Evropian pasi përfundoi në pozitën e fundit në tabelë, ndonëse pikët tregonin njëjtë sikurse lideri i tabelës Rumania (4 pikë).

Është pikërisht lideri i grupit, Rumania, që akuzohet se kanë bashkëpunuar me Sllovakinë për ta mbyllur ndeshjen e fundit me barazim. E pikërisht kështu doli edhe rezultati në fund. Rumania barazoi me rezultat 1:1 me Sllovakinë dhe të dyja skuadrat siguruan kualifikimin, teksa Ukraina “u përshëndet” me Evropianin.

Madje, futbollistët e të dyja kombëtareve u panë teksa festuan së bashku kualifikimin pas përfundimit të ndeshjes.

“Pakti” që sipas tifozëve të futbollit ka ndodhur ishte parë edhe më herët në historinë e futbollit. Më saktësisht në Kupën e Botës të vitit 1982 në Spanjë.

Atë kohë Gjermania kaloi në epërsi 1-0 ndaj Austrisë në minutën e njëmbëdhjetë. Një rezultat që i ndihmoi të dyja skuadrat të avancojnë dhe gjatë tërë ndeshjes asnjëra nga skuadrat nuk kishte sulmuar, duke e eliminuar kështu Algjerinë nga Kupa e Botës. Ky rast njihet edhe si turpi i Gijonit.

E në Kampionatin Evropian nga Grupi E u kualifikuan Rumania, Sllovakia e Belgjika. Për shkak se kanë golavarazhin më të dobët, ukrainasit u eliminuan.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci